Aktualitet

Autor i 10 vjedhjeve në Durrës, arrestohet 37-vjeçari i dënuar më parë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:32 - 07/10/20 |
mapo.al

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës, pasi akuzohet për 10 vjedhje.






Bëhet fjalë për të identifikuar me inicialet D.M., banues në qytetin bregdetar.


Ai është vendosur në pranga të hënën, rreth orës 23:30, në lagjen nr. 17.







Sipas njoftimit policor, 37-vjeçari rezulton se ka vjedhur nga muaji qershor deri në tetor të këtij viti: banesa, aparate celulare, biçikleta, arkën e ndihmave të një kishe, pajisje elektrike dhe materiale të ndryshme të një nënstacioni elektrik.




D.M. rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.



Njoftimi i Policisë:

Durrës

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Finish”.

Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar, autori i disa vjedhjeve, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, organizuan operacionin “Finish”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

D. M., 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, më datë 05.06.2020, rreth orës 23:30, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke vjedhur materiale ndërtimi në një objekt që po riparohej.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht:

Më datë 14.07.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit N. P.;

Më datë 17.08.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetasit A. L.;

Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. I.;

Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës dyshohet se i ka vjedhur 10.000 lekë të rinj shtetases M. B.;

Më datë 16.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. L.;

Më datë 25.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. R.;

Më datë 22.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur arkën e ndihmave në një kishë që administrohet nga shtetasi B. C.;

Më datë 26.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. V.;

Më datë 03.10.2020, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në mjetin e shtetasit K. Ç.;

Më datë 04.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike dhe materiale të ndryshme te nënstacioni elektrik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

Pas