Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Tiranë. Mësohet se autorët iu kanë dalë para me makinë dy të rinjve Enis Sanxhaku dhe Noa Mato duke i kanë qëlluar me armë.
Mësohet se ata fillimisht janë konfliktuar se përse i bllokuan rrugën me makinë, por situata ka agravuar në përdorimin e armës.
Ngjarja ka ndodhur te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, pas mesnatës, ndërsa burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit Sanxhaku, 20 vjeç, dhe Mato, 19 vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e saj, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës dhe vijon kontrollin në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
LEXO EDHE: