Në selinë e partisë ‘Lega Nord’ Ala të Trentinos jugore, është regjistruar një shpërthim në partinë që drejtohet nga Matte Salvini, ministri i Brendshëm italian.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës, fatmirësisht nga ky shpërthim pati vetëm dëme materiale dhe jot ë lënduar në njerëz. Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar edhe zv.kryeministri italian Salvini, i cili shprehet se një grup anarkistësh fshihet pas kësaj ndodhie.
“Ata që vunë bombën ishin anarkistë. Jam krenar për policinë dhe për militantët tonë të jashtëzakonshëm që kanë pastruar çdo gjë tanimë. Disa individë duan që të reagojnë me dhunë, por kjo nuk do të ndalojë buzëqeshjen tonë. Pasditen e sotme unë do të jem në Trentino Alto Adige për të përqafuar të gjithë të pranishmit”, tha Salvini. Policia është në ndjekje të personave që dyshohen për sulmin, por ende janë të pa identifikuar./MAPO.AL/