Auto

Autoveturë dhe dron për trafikun… ka menduar ‘Audi’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:37 - 30/11/18 |
mapo.al

“Audi” prodhon “Audi-Airbus Pop-Up” në “Drone Week” të Amsterdamit, ku në bashkëpunim me “Italian-design” kanë prezantuar për herë të parë një prototip fluturues dhe me drejtim autonom.


Në provën publike të fluturimit, “maxi-drone” ka vendosur me precizion një kapsulë pasagjerësh mbi tokë dhe më pas është drejtuar në një destinacion të përcaktuar.


Testi ka qenë befasues, sepse ideja për t’i shpëtuar trafikut është ëndrra e kujtdo! Por, sa realitet ka në gjithë këtë projekt? Shumë dhe jo vetëm për kalibrin e markave në lojë. Vazhdon në fakt evolucioni i konceptit të shfaqur për herë të parë në vitin 2017 në sallonin e Gjenevës. Pas 10 vitesh parashikohet që ky lloj prototipi mund të aplikohet masivisht në terrenin e transportit urban multimodal.


“Taksitë fluturuese janë duke ardhur”, tha Bernd Martens, president i “Italdesign” dhe “Audit”. Nga pikëpamja teknike, “Pop-Up” përbëhet nga një shasi autonome me rrota, bateri elektrike dhe përmban një kabinë pasagjerësh me dy vende të shkëputshme.


Kur është koha për të fluturuar, një modul fluturimi i projektuar nga “Airbus” i afrohet tokës, rrok kabinën dhe e merr me vete. Sipas Audit, shasia “Pop-Up” mund të udhëtojë 31 milje në tokë dhe moduli i fluturimit mund të udhëtojë 81 milje në ajër. Por, jemi vetëm në fillim: zhvillimet mund të jenë të paparashikueshme.

<
>
audi-lajmi audi13 audi12 audi11 audi10 audi9 audi8 audi7 audi6 audi5 audi4 audi3 audi2 audi1 2018112701_italdesign-1 000_12178L 000_12178F 000_1217AA


Etiketa: , , , ,

Pas