Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të jetë sot i pranishëm në Tiranë, për të kryer vizitën e parë zyrtare që pas marrjes së detyrës së kryeministrit. Hoti do të takojë sot zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar. Ja ç’pritet të ndodhë:
Axhenda e Avdullah Hotit në Tiranë:
Ora 10.10 – Takim ndërmjet dy Kryeministrave
Ora 10.15 – Takim mes dy delegacioneve
Ora 11.30 – Konferencë e Përbashkët për Shtyp
Ora 13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë
Ora 14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi
Ora 14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Ora 15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha