“Proces i montuar nga prokuroria”. Kështu u shpreh Maksim Haxhia i cili është avokat mbrojtës i dy deputetëve. Sipas tij, Gjykata nuk ka bërë asgjë më shumë se noterinë e Prokurorisë.
“Aty janë futur 44 veta në sallë dhe imagjinoni si shkoi procesi. Ajo që ishte më qesharakja na bëjnë ne me dije se është i montuar nga organi i prokurorisë. Gjyqtari i cështjes tha që nuk e dija që Mimoza Ndoka ishte me fëmijë të vogël. Akuzat janë skandaloze, lidhen persona që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Dosja nuk është studiuar. Ka 13 fashikuj, s’mund të merret vendimi për 1 ditë. Unë isha avoakti i dy ish-deputetëve socialistë. Janë montuar fakte që s’kanë të bëjnë me të vërtetën dhe përgjimet. Po ta shikoni dhe vetë procesin që është i montuar nga organi i prokurorisë. Po të shihnin bisedat telefonike, Çuko ka thënë që i dënuari nuk do lëvizë sepse mund të bëhen pisllëqe,” tha Haxhia.