Pavarësisht ekonomisë, Greqia ka planifikuar të shpenzojë 1.1 miliard euro në shërbim të rritjes së kapaciteteve ushtarake dhe rinovimit të flotës së avionëve dhe marinës.
Vendimi u mor gjatë ditës së djeshme nga Këshilli Ushtarak në Parlamentin e Greqisë dhe pritet të miratohet edhe nga qeveria në ditët në vijin, sipas “Ekathimerimit”..
Shuma në fjalë parashikon investimin tek avionët ushtarak Mirage 2000 si edhe për rritjen e kapaciteve të marinës dhe specifikisht tek fregatat MEKO, të cilat i ka në përdorim.
Greqia gjithashtu parashikon të blejë edhe katër anije ushtarake nga Franca gjatë viteve të ardhshme për t’iu përgjigjur kërcënimit turk në detin Egje.