fbpx

Kryesore

Avionët e NATO-s dhurojnë spektakël mbi Tiranë: MAPO sjell fotot





               Publikuar në : 11:12 - 24/01/19 |
mapo.al

Sot mbi Tiranë fluturuan avionë luftarakë të NATO-s dhe avionë të mëdhenj kontrolli. Rreth orës 11:00 nisi shfaqja e avionëve në hapësirën e Shqipërisë me zhurmën e tyre të fortë.


Misioni ajror i parapriu vizitës zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-s, gjeneralit Tod D. Wolters. Ai mbërriti në Shqipëri për ceremoninë e fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë një bazë ushtarake e NATO-s.



Aleanca do të investoje atje rreth 50 milionë dollarë.

Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

<
>
nato nato1 nato2 nato3 nato4 nato5 nato6 nato7 nato8


Etiketa: , , , , ,

Pas