Aktualitet

Avioni i rrëzuar në Indonezi, lule në det në kujtim të viktimave









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:09 - 22/01/21 |
mapo.al

Lule në kujtim të viktimave të avionit të rrëzuar në Indonezi. Familjarët e viktimave kanë bërë homazhe në nder të të dashurve të tyre. Avioni i Sriwijaya Airlines u rrëzua pak pas ngritjes në Indonezi më 9 janar, ku udhëtonin 50 udhëtarë dhe 12 persona të ekuipazhit.



Aktiviteti u organizua nga Agjencia Kombëtare për Shpëtim dhe Kërkim (BASARNAS), ndërsa atje morën pjesë kreu i BASARNAS Bagus Puruhito dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të ndryshme si dhe të afërmit e viktimave.


Zyrtarët dhe të afërmit e viktimave u lutën dhe hodhën lule në vendin ku u rrëzua avioni, mes ishujve Laki dhe Lancang në ujërat veriore të Xhakartas. Ministri i Transportit, Budi Karya Sumadi, në një deklaratë më parë tha se kanë përfunduar aktivitetet e kërkimit të pjesëve të avionit dhe kufomave.




1





Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas