Aktualitet

Avioni kishte 4 persona në bord, TIA pas incidentit: Rinisën fluturimet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:33 - 28/09/21 |
mapo.al

Një avion i vogël, model Beechcraft, me regjistrim zviceran, bëri ulje të detyruyar në pistën e Rinasit, njoftoi Aeroporti “Nënë Tereza” përmes një postimi në Facebook.






Në avion ndodheshin 4 persona, 2 të rritur dhe 2 fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë. Avioni, thotë TIA, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.


Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Avioni ishte nisur nga Venezia, me destinacion Tiranën. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Lexo edhe :  Incident në Rinas, avionit nuk i hapen rrotat, bllokohen fluturimet e tjera






Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.




Fluturimet rifilluan.



TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

LEXO EDHE:

Incident në Rinas, avionit nuk i hapen rrotat, bllokohen fluturimet e tjera

23


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas