Një Boeing 737-800 i menaxhuar nga një kompani ukrainase, shpërtheu në flakë pak momente pasi mbërriti në aeroportin Sharm el-Sheik në Egjipt.
Avioni nga Ukraina zbarkoi në pistë pa incidente, teksa po përpiqej të shkonte në vendin e parkimit. Kur u ndal, papritmas shpërtheu një zjarr në motorrin kryesor të avionit.
Sipas burimeve lokale, shkak i zjarrit ishte humbja e lëngut hidraulik në frenat e avionit. Pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe askush nuk u plagos.