Monday, February 6, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Avni Mula feston 92-vjetorin, e bija Inva Mula i bën urimin special: Ditëlindje të lumtur Heroi im ’29-vjeçar’

by mapo.al
05/01/2020
in ShowBizz
0

Avni Mula, Artisti i Popullit dhe Nderi i Kombit, feston 92 vjetorin e lindjes. Vajza e tij, sopranoja e madhe shqiptare, Inva Mula, i ka dedikuar një urim shume special, duke e quajtur atë hero 29-vjecar.

“Happy birthday to my 29 years old Hero !” – “Ditëlindje të lumtur Heroi im 29 vjeçar” – shkruan ajo ne faqen e saj ne FB, duke e numëruar ditëlindjen e 92-të mbrapsht dhe duke postuar nje foto me te atin dhe dy femijet e saj.
inva



Në këtë përvjetor, Inva Mula nuk do të jetë pranë të atit, pasi do të japë shfaqje në Gstaad. “Prandaj nuk jam sonte të festoj me të”, thotë ajo për voal.ch “por do të këndoj për të”.

***

I madhi, Avni Mula ka lindur  në Gjakovë në 4 janar të 1928, në një familje ku ishte i shtati fëmijë, më i vogli mes tre djemve dhe vajzave në atë familje.

Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton.

Gjatë studimeve ai u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula me të cilën kaloi një jetë të mrekullueshme.

Familja Mula është një nga Familjet e Mëdha të Artistëve shqiptarë, ku të gjithë anëtarët e familjes janë artistë: Avni Mula, Nina Mula dhe dy vajzat, Adelina Mula, pianiste dhe Inva Mula, me famë botërore.

Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës, etj.

Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë Shqipërisë. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.

Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Tags: Avni MulaInva Mulaurimi special

JU SUGJEROJME

Arbana Osmani në pritje të ëmbël, bëhet surpriza e BBV
Revista

Arbana Osmani zbulon detaje për Festivalin e RTSH, nga Margarita Xhepa te grupi ukrainas

13/12/2022
“Dashuria është e bukur”, Jennifer Lopez konfirmon martesën me Ben Affleck
ShowBizz

Ndahen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

29/10/2022
Ishin të lidhur para se të futeshin në “Për’puthen”, ja kush është çifti që e mbajti të fshehtë lidhjen
Arkiva 2

Ishin të lidhur para se të futeshin në “Për’puthen”, ja kush është çifti që e mbajti të fshehtë lidhjen

28/10/2022
“Prej 10 vitesh në një lidhje dashurie”, Rozana Radi flet për partnerin dhe tregon pse nuk e bën publik
ShowBizz

“Prej 10 vitesh në një lidhje dashurie”, Rozana Radi flet për partnerin dhe tregon pse nuk e bën publik

27/10/2022
Next Post
Era e fortë rrëzon pemën e Lali Erit tek sheshi ‘Skënderbej’ (FOTO)

Era e fortë rrëzon pemën e Lali Erit tek sheshi 'Skënderbej' (FOTO)

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In