Kronika

Avokatët e Tire Alldervishit: Do sjellim prova që japin një tjetër tablo














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:07 - 14/01/21 |
mapo.al

Ish-sanitarja e COVID2, Tire Alldervishi u la sot në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës, pas denoncimit të vajzës së një pacienteje me koronavirus, se i kishte zhatur 8 mln lekë duke u hequr si infermiere.





Avokatet e 58-vjeçares kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurimi në seancën e sotme, me afat 1-mujor.


Avokatët kanë deklaruar se klientja e tyre është në gjendje jo të mirë psikologjike dhe ka qenë e prekur me COVID-19, ndaj gjendja e saj nuk është e mirë, teksa kanë paralajmëruar se do të sjellin “prova që japin një tjetër tablo”.




“Ngjarja është e rende për opinionin publik. Do kërkojmë hetim të plotë. E mbrojtura prej nesh është në gjendje jo të mirë psikologjike. Ka qenë e prekur me COVID dhe gjendja shëndetësore nuk është e mirë. Kërkojmë një masë më të lehtë me afat 1-mujor. Do të sjellim prova që japin një tjetër tablo”, deklaruan avokatët.


Ato e kanë cilësuar të paligjshëm përgjimin. Vetë sanitarja e spitalit COVID2, Tire Alldervishi nuk dha shpjegime gjatë seancës së sotme te Gjykata e Tiranës.


Prokurori Bledar Valikaj deklaroi se sanitarja i mori 2 mijë lekë vajzës së pacientes vetëm për t’i futur celularin brenda në spital dhe se paratë i mori me pretendimin për t’ua çuar infermiereve, ndërkohë që pacientja i thoshte të bijës se nuk i jepej shërbim.

Prokurori Valikaj, tha se po hetohet nëse kemi të bëjmë me një skemë zhvatje ndaj të sëmurëve me COVID-19, apo rasti është sporadik.

“Sanitarja i jepte kallëzueses edhe një listë me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës. Sanitarja Alldervishi në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lekë, madje i cilësonte pak. Gjatë turnit të natës merrte më shumë para”, tha organi i akuzës.

LEXO EDHE: 

Burg për ish-sanitaren e COVID2, Gjykata: Duhet hetim i thelluar

Skandali në spitalin Covid 2: Jep 8 milionë lekë nën dorë, por e ëma humb jetën

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas