Kryesore

Avokatët e Ylli Ndroqit: Pasuritë u sekuestruan me nxitim, për të ndalur zërin e Ora News








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:45 - 05/08/20 |
mapo.al

Avokatët e Presidentit Yldon Media Group, Ylli Ndroqi sollën prova se nxitimi i vendosjes së sekuestros në 26 pasuritë dhe prezenca e forcave RENEA dhe me maska flasin qartë se “qëllimi është për të ndalur zërin e RTV Ora dhe Ora News”.


Në një dalje për mediat në ambientet e televizionit Avokatët e presidentit “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi deklarojnë se do të ankimojnë vendimin e Gjykatës Antikorrupsion dhe sollën prova se ka pasur nxitim për vendosjen e sekuestros.


Hetimi per një biznes 29 vjeçar u bë për 7 ditë
Alban Qafa
: “Nga ana e SPAK më 21 korrik 2020 u regjistrua procedimi penal dhe 7 ditë më pas, më 28 korrik u regjistrua kërkesa e prokurorisë për vendosjen e sekuestros. Dokumenti është marrë në shqyrtim në maj, ndërkohë që kërkesa e organit të akuzës është depozituar në korrik. Kjo tregon nxitimin si të prokurorisë dhe të gjykatës për këtë vendim.


Është vënë sekuestro mbi 26 pasuri të në biznesi mbi 29-vjeçar. Ngrihet pyetja si është e mundur që brenda 7 ditësh nga regjistrimi i procedimit penal, u gjetën indicie sipas pretendimeve të arsyeshme për të shkuar drejt sekuestrimit të pasurive të z. Ylli Ndoqi”.


Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar?
Avokatët denoncojnë dhe parregullsitë ligjore.

“Vetëm një ditë më pas, policia e shteti ka nxituar që të deklarojë se hetimet kanë zgjatur 18 muaj nën drejtim e prokurorëve të SPAK. Para 8 muajsh prokurorët e SPAK janë betuar para presidentit në dhjetor të vitit 2019. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar?

Sipas ligjit është sanksionuar se hetimet drejtohen nga prokuroria. Duhet të ishte prokurori ai që përmes policisë gjyqësore të ndërmerrte veprimet e nevojshme ndaj personave të sipërpërmendur. Në deklaratën e policisë janë kryer hetime mbi 17 muaj pa ju referuar prokurorit. Këto hetime pa dijeninë e prokurorit janë hetime të paligjshme nga policia. Kjo ngre dyshime për keqpërdorimin e policisë nga qeveria.

Nuk ka asnjë indicie se këto pasuri ishin në gjendje rreziku apo nga ndonjë organizatë kriminale. Transmetimet e RTV Ora dhe Ora News kanë qenë në krah të qytetarëve. Ndërsa sa i përket pronave që kërkohet të sekuestrohen, një pjesë nga ato nuk janë të Ylli Ndroqit. Edhe ato që janë në pronësi të tij, janë krijuar me burime te ligjshme”, tha avokati Alban Qafa.

Më datë 3 korrik SPAK sekuestroi pasuritë e Ylli Ndroqit, mes tyre edhe televizionet Ora News dhe RTV Ora.

Ndërkohë që ndërhyrja në ambiente e televizoneve u bë nga forcat RENEA me armë dhe maska.


Etiketa: , ,

Pas