Kronika

Sekuestrimi i pasurive/ Avokatët: SPAK, sulm politik ndaj Ylli Ndroqit, do ta ankimojmë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:09 - 03/08/20 |
mapo.al

SPAK ka sekuestruar sot 26 pasuri të paluajtshme të Ylli Ndroqit, pronar i televizionit informativ Ora News.


Për avokatët e biznesmenit, SPAK po përdoret politikisht, pasi sipas tyre Ylli Ndroqi është në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj. Ata paralajmërojnë se vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme do ta ankimojnë në Apel.


Avokatët sqaruan se klienti i tyre nuk është shoqëruar në komisariat, por policia ka kërkuar të vendosë sekuestro ndaj automjetit me të cilin ai po lëvizte, në vijim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme.


“Ylli Ndroqi nuk është i shoqëruar. Na është dhënë vendimi në dorë për sekuestro. Ky është vendim i shkallës së parë të SPAK, do ta apelojmë. Makina e tij ndodhet në ambjentet e Policisë së Tiranës.


Zoti Ylli Ndroqi do të provojë para gjykatës se pasuria e tij është e ligjshme dhe e vendosur nga bizneset e tij. Ky është një sulm politik ndaj Ylli Ndroqit, pasi ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj”, deklaruan avokatët.


LEXO EDHE:

Dyshohet i përfshirë në aktivitete kriminale, SPAK i sekuestron 26 prona dhe biznese Ylli Ndroqit


Etiketa: , , , , ,

Pas