Kronika

Avokati i Balilit: Provat janë të dyshimta, nuk u dorëzua deri tani pasi…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:26 - 15/01/19 |
mapo.al

Pasi klienti i tij, Klement Balili u vetëdorëzua, avokati Theodhori Sollaku ka dhënë një prononcim për mediat.






Ai theksoi se për asnjë çast klienti i tij nuk i ishte shmangur drejtësisë, ndërsa shtoi se ai u vetëdorëzua kur u plotësuan kushtet.


“Ishte në polici për t’u përballur me akuzat që janë ngritur ndaj tij. Është e vërtetë që ka dy vite që është në kërkim policor. Trysnia ka qenë e madhe për ta arrestuar edhe pse s’ka prova. Prokuroria ka kërkuar prova nga autoritetet greke. Tani që erdhi letërporosia dhe hetimet janë drejt përfundimit, shtetasi Klement Balili vendosi të dorëzohej. Dhe shteti në këto dy vite do harxhonte lekë, do e mbante me ushqime dhe do kishte kosto. Ju e dini që një i burgosur e ka koston 50 euro në ditë”. 







“Shtetasi Klement Balili nuk i është shmangur drejtësisë. Ditët e fundit ka pasur negociime mes familjarëve dhe policisë, dorëzimi është bërë në Sarandë. Garancitë janë vetëm ligjore. Provat për fat të keq janë të dyshimta, nuk ka biseda të përgjuara dhe as persona të dyshuar. Do të përballemi përpara gjykatës për pretendimet tona”.




1




Etiketa: , , , , ,

Pas