Monday, February 6, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Avokati i Berishës: Nderi duhet të mbrohet edhe kur përballë ke më të fortët

by mapo.al
22/05/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Në një intervistë për News 24, 71-vjeçari Jean Yves Le Borgne, avokat i pajtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për të ndjekur betejën ligjore në Francë kundër DASH, e konsideron legjitime ngritjen e kësaj padie

Në intervistë, Le Borgne sqaron se është kontaktuar nga vetë Sali Berisha i cili e ka vënë në dijeni për vendimin e DASH, për ta shpallur atë dhe familjen e tij non grata në SHBA, si edhe ka kërkuar prej tij një këshillë si avokat për rrugën që duhej ndjekur.



Pyetjes nëse përbën pengesë imuniteti i z.Antony Blinken, për dërgimin e dosjes për gjykim, avokat Le Borgne thotë se në padinë për shpifje, e ngritur në këtë rast nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk nevojitet që i pandehuri të jetë i pranishëm. “Ai mund të gjykohet në mungesë”– thotë Le Borgne.

“Sido që të jetë, kemi të bëjmë në një aferë me vlerë më shumë të karakterit simbolik. Dënim nëse do të ketë, është vetëm i llojit të dëmshpërblimit financiar që në rastin e shpifjes në Francë janë dënime relativisht të moderuara.”– shton avokati francez, ndërsa thekson se aksioni juridik do të mbështetet mbi parimet e drejtësisë që operojnë në Francë.

Intervista e Plotë:
Avokat, opinioni publik në Shqiperi është i interesuar të kuptojë fillimisht domethënien e hapjes se një padie për shpifje në Francë nga ana e zotit Berisha kundra sekretarit amerikan të Shtetit Antoni Blinken

Në France çdokush mund të hapë padi për shpifje ndaj çdo kujt, me kushtin që akti i supozuar i shpifjes të ketë ndodhur në territorin francez. E meqenëse ajo që zoti Berisha konsideron si shpifje është botuar në websitin e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe meqenëse interneti e sjell këtë informacion dhe në territorin francez akti i shpifjes rezulton të jetë konsumuar edhe në Francë. Nga ky moment është legjitime që klienti im nga Shqipëria, zoti Berisha të hapë padi në Francë meqënëse rezulton se ka pësuar shpifje dhe në Francë.

Zoti avokat, në bazë të kësaj llogjike juridike që interneti është i konsultueshëm kudo në botë, zoti Berisha mund të kishte hapur padi dhe në Spanjë, Gjermani, apo ne Portugali për shembull

Ndoshta po, por ndoshta dhe jo. Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje sepse nuk e njoh legjislacionin në keto vende nëse ato e lejojnë një lidhje të tillë territorialiteti nëpërmjet internetit. Për rastin në Francë jam i sigurt dhe e marr përsipër. Nëse shpifesh në Francë, drejtësia ta merr në konsiderate padinë, dhe publikimi i një shpifje në internet është si publikim në territorin francez.

A e njihnit personalisht zotin Berisha?

Jo tamam. Kemi një mik të përbashkët. Është ai që më kontaktoi dhe më shtjelloi rastin se ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë është shpallur person non grata nga Departamenti amerikan i shtetit, fare pa baza sipas tij, dhe më kërkoi se çfarë këshille mund të jepja unë si avokat. Dhe aty i propozova që unë mund ta merrja përsipër mbrojtjen e interesave të zotit Berisha mbi bazën e argumentimit juridik që j’ua detajova më parë. Publikimet nëinternet mbulojnë edhe territorin francez, ndaj është juridikisht e mundshme të konsiderohet se publikimi në fjalë ka ndodhur në territorin francez dhe si i tillë të gjykohet nga një gjykatë korreksionale franceze kur paditësi argumenton se publikimi që ai padit përmban elemente shpifës.

A jeni optimist per suksesin e procedurës që po ndërmerrni?

Do të kemi një sukses të parë, kur padia te merret juridikisht në konsideratë në kuptimin që drejtësia franceze të caktojë një gjykatës, hetues i cili do ta shqyrtojë dosjen dhe më pas t’ja paraqesë një trupi gjykues për gjykim në nivelin e gjykatës korreksionale.

Po imuniteti i Antony Blinken a nuk do të përbënte një pengesë serioze për çuarjen në gjykim të padisë?

Ne parim po. Veçse padia për shpifje nuk nevojitet që i pandehuri të jetë i pranishëm. Ai mund të gjykohet në mungesë. Sido që të jetë, kemi të bëjmë në një aferë me vlerë me shumë të karakterit simbolik. Dënim nëse do të ketë, është vetem i llojit të dëmshpërblimit financiar që në rastin e shpifjes në Francë janë dënime relativisht të moderuara. Por simbolika më e madhe rezulton tek imazhi i një perplasjeje që në frengjisht e cilesojmë në mënyrë fiugurative si poçi prej balte kundra poçit prej hekuri. Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët. Ky është sensi i drejtësisë.

Se fundmi a keni hasur në një jurisprudencë në Francë të ngjashme me rastin e zotit Berisha?

Ende nuk kam filluar nga analiza e detajuar e dosjes. Sigurisht është e pjesë e punës sime të hulumtoj për dosje të ngjashme. Por përtej egzistencës së rasteve analoge, aksioni im juridik do të mbështetet mbi parimet e drejtësisë që operojnë në Francë, shpifja në internet edhe nëse është kryer në një vend tjetër, asimilohet me një shpifje në Francë duke qenë se interneti e ka përhapur atë dhe në Francë.

Tags: avokatiBerishaFrancepadia

JU SUGJEROJME

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
Bota

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme

06/02/2023
Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
Kronika

Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve

06/02/2023
“Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
Kronika

“Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara

06/02/2023
Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
Bota

Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur

06/02/2023
Next Post
A do të hiqet ora policore? Ja çfarë thotë Ogerta Manastirliu

A do të hiqet ora policore? Ja çfarë thotë Ogerta Manastirliu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
  • Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
  • “Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
  • Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
  • Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In