Aktualitet

Avokati i “Dajës” akuzon burgjet: E lanë të vdiste në qeli, reaguan vonë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:22 - 09/06/20 |
mapo.al

Avokati i Ragip Hajdinit, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm te Trauma ka deklaruar se do të bëhet kallëzim penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgut 302.





Avokati Baftjar Rusi është shprehur se institucioni i burgjeve nuk është kujdesur për shqetësimet e tij shëndetësore. Sipas tij nuk janë lejuar familjarët për ta parë dhe është bërë protestë nga të dënuarit te 302 që ai të transferohej në Spitalin e Traumës për kurim.


Avokati thekson se Hajdinit iu hoq një masë e madhe tumorale nga trupi, por që nuk arriti të mbijetojë. Sipas tij, 50-vjeçari është trajtuar me vonesë, dy muaj pasi sëmundja agravoi. Në lidhje me grabitjen e 9 prillit, Rusi thotë se Ragip Hajdini nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë pasur lidhje.




“Fatkeqësisht u njoftuam para dy orësh që ndërroi jetë. Në radhë të parë i shpreh ngushëllimet familjes. E kisha klient dhe ishte njeri model. Çfarë na detyronte është se jemi njerëz dhe tek ne ka humbur ky sens. Nuk është trajtuar si njeri. Ne do përgatisim një kallëzim për Drejtorinë e Burgjeve dhe burgun 302. Të afërmit dhe familjarët janë të indinjuar në maksimun për faktin se deri në momentin që është ngritur në revoltë burgu 302 ati nuk i është dhënë ndihmë.


Nuk është konstatuar shkaku pse ai njeri vuante dhe kërkonte e ngulm që të shkojë dhe tu nënshtrohet strukturave të specializuara të shërbimit mjekësor, pasi kishte dhimbje të rënda në shpatull dhe bark. Të paktën rreth 2 muaj është neglizhuar në mënyrën më çnjerëzore. Pasi u ngritën në revoltë të burgosurit e kanë çuar në spitalin e Traumës. Kuprohej që ishte faza shumë e avancuar e sëmundjes. Kishte një masë shumë të madhe tumorale. U hoq ajo masë por nuk funksionoi më”, shprehet avokati.


Ragip Hajdini i njohur si “daja” nga Kosova u arrestuan pak muaj më parë në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” për grabitjen e Rinasit në prill të vitit të kaluar.

LEXO EDHE:

Grabitja e Rinasit, ndërron jetë Ragip Hajdini, i njohur si “Daja”

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas