Aktualitet

Avokati i Fjolla Morinës: E arrestuan në mënyrë çnjerëzore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:07 - 20/07/21 |
mapo.al

Avokati i Fjolla Morinës ka reaguar pas arrestimit të këngëtares ditën e djeshme në Prishtinë. Morina ndodhej në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për trafikim të armëve dhe municionit.






Këngëtares i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndërsa të mërkurën pritet të dalë para gjykatës.


Lajmi është konfirmuar nga avokati i saj, Fanol Krasniqi në një reagim për Reporteri.







“Fjolla gjendet në masën e ndalimit sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Masë kjo me afat prej 48 orësh. Të mërkurën më datë 21.07.2021 e kemi seancën dëgjimore lidhur me praninë e të pandehurit gjatë procedurës së ekstradimit. Domethënë të mërkurën, seancë dëgjimore se a mundet Fjolla Morina të arratistet nga procedura e ekstradimit apo jo”, ka thënë ai.



Krasniqi njoftoi se prokuroria ka kërkuar ekstradimin e saj në Shqipëri por shton se nuk kanë marrë asnjë dokumentacion për këtë kërkesë. Krasniqi është shprehur se këngëtarja u arrestua në mënyrë çnjerëzore dhe se nuk thirrur paraprakisht që të paraqitet në polici lidhur me kërkesën e autoriteteve në Shqipëri.

Lexo edhe :  Refuzohet ekstradimi në Shqipëri, lirohet nga burgu Fjolla Morina


“Fjolla Morina është arrestua në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që të njëjtës i dihet adresa e banimit, madje e ka edhe nënshtetesi. Fjolla Morina nuk është thirrë paraprakisht që të intervistohet apo t’i tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestu para të gjithë lagjes”, tha ai.

Sipas tij, trafikimi me armë nënkupton për gjetjen apo shitjen e shumë armëve, e jo vetëm një, si në rastin e këngëtares.

“Ne nuk e dimë se Fjolla Morina a do arrestohet apo ndaj saj do të lëshohet vetëm aktvendim për siguri, masë e përkohshme, apo ndaj saj do të caktohet seanca për ekstradim të mërkurën. Këtë informacion mbrojtja nuk e ka. Unë si avokat e kërkova këtë se me çka do të merremi kur të dalim në seancë”, thotë ai.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas