Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi në një komunikim për mediat tha se për tre kontrollorët që akuzohen për “shpërdorim detyre”, procesverbalet e urdhër ndalimit janë firmosur me kundërshtime
Ai gjithashtu theksoi se një nga kontrollorët, Armando Fezga, prej pak kohësh ka kaluar koronavirusin dhe nuk është në kushte të mira për të përballuar urdhër ndalimin
“Sapo kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre kontrollorëve, akuza është shpërdorim detyre në bashkëpunim, kjo është sa i takon pjesës informative.
Fezga sapo ka kaluar Covid-in, nuk është në kushtet më të mira, për të përballuar ndalimin prej 228 orësh në paraburgim. Është një akuzë që nuk mund t’ju komunikohet atyre, sepse nuk janë funksionarë publikë.
Personat e ndaluar e kanë kundërshtuar ndalimin e tyre, nuk e di nëse një person mund të ndalohet për komunikime në Whatsapp. Pra është një akuzë që është ngritur në bazë të komunikimit në grup.
Të bëjmë një sqarim, është e vërtetë që AlbcControl është me vetëfinancim, por është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, e cila kishte të gjitha mundësitë që të merrte hua, sikurse ka marrë në vitin 2019 për investime”,-tha ai.
LEXO EDHE:
Organizatorë të krizës në Rinas, zyrtarizohet urdhër ndalimi për 3 kontrollorët