Aktualitet

Avokati i njohur, Maks Haxhia pëson hemorragji cerebrale





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:13 - 10/10/19 |
mapo.al

Është shtruar me urgjencë në spital avokati i njohur, Maks Haxhia.


Mësohet se avokati Haxhia ka pësuar një hemorragji cerebrale, ndaj dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Aktualisht ai ndodhet në një prej spitaleve private në kryeqytet, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Mësohet se avokati ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën.



Maks Haxhia është një emër i njohur i avokatisë shqiptare, pasi ka mbrojtur shumë personazhe “VIP”, në procese të ndryshme gjyqësore.


Mes tyre janë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ai dhe pronari i “Arbri-Garden” Arbër Çekaj, “bosi” i 613 kg kokainë, sasisë më të madhe të futur në Portin e Durrësit një vit më parë.

Vite më parë, Maks Haxhia ka ushtruar edhe detyrën e Kryeprokurorit të Republikës. Ndërsa aktualisht është kryetar i Dhomës së Avokatëve.


Etiketa: , ,

Pas