Avokati i ish-ministrit Lefter Koka, i cili qëndron pas hekurave, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku kanë kundërshtuar dhënien e një masë e dytë sigurie nga gjykata.
Sipas tij, ky është cenim i të drejtave të njeriut dhe kanë kërkuar reflektim. Ai ka thënë, se dy masat që jepen i përkasin të njëjtin fakt penal dhe do të duhet të ishin bashkuar.
I pyetur nëse ka marrë statusin e bashkëpunëtorit, avokati ka thënë, se Lefter Koka nuk pse të pendohet.
“Jeni duke kërkuar një bashkëpunëtor që në caktimin e masës së parë. Ai s’ka pse të pendohet apo bëhet bashkëpunëtor. Pasi ai s’ka pse të pendohet dhe të bashkëpunojë. Të jesh i hapur për organin e akuzës dhe pafajësinë tende, s’do të thotë se je bashkëpunëtor. SPAK i ka të gjitha mjetet që të kërkojë dhe të gjejë bashkëpunëtor, por jo te Lefter Koka, por te persona të tjerë. Ata mund të sigurojnë cigare apo veshjet e stinës”, tha ai.
SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e” shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.
Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.