Një avokate e njohur ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut, u dënua në Iran me 38 vjet burg dhe 148 goditje, për mbrojtjen e të drejtave të grave që kanë hequr shaminë e kokës në publik. Bëhet fjalë për Nasrin Sotudeh.
Ajo përfundoi në pranga qershorin e vitit të kaluar nën akuza për spiunazh, propagandë dhe fyerje. Duke qenë se burri i saj mori masa për të nënshkruar një peticion me kërkesën për lirim të menjëhershëm, avokates duket se i janë hequr plot 33 vjet burg. Sipas “Daily Mail”, Nasrin është e dënuar tanimë vetëm me 5 vjet burg.
Ky rast ka tërhequr edhe vëmendjen e Kombeve të Bashkuara, të cilat po punojnë momentalisht për çlirimin e gruas nga akuzat që rëndojnë mbi të.