Sport

Axhenda e Kombëtares për ndeshjet me Turqinë dhe Andorrën






               Publikuar në : 18:57 - 14/03/19 |
mapo.al

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin stërvitor dhe konferencat për shtyp të Kombëtares kuqezi gjatë grumbullimit të muajit mars për dy sfidat e para kualifikuese të Euro 2020 që Shqipëria do t’i luajë ndaj Turqisë në Shkodër dhe Andorrës në transfertë.


Kalendari

E diel, 17 Mars, ora 11.00

Konferencë për shtyp e trajnerit Panucci në ambientet e FSHF ku prezanton dy sfidat dhe listën e të grumbulluarve, ORA 11.00

E hënë, 18 Mars

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 13.30

Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 15.00 (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 19 Mars

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 13.30

Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 15.00 (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë 20 Mars

Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 10.00 (STËRVITJA ME DYER TË MBYLLURA)

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 13.30

Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 15.00  (STËRVITJA ME DYER TË MBYLLURA)

E enjte 21 Mars

Konferencë për shtyp e trajnerit Panucci me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Turqinë, në stadiumin Loro Boriçi ku do të luhet takimi, ORA 17:00

Seanca stërvitore, ORA 17.30 (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E premte 22 Mars

Ndeshja zyrtare eliminatore për Grupin H, Euro 2020

SHQIPËRI-TURQI, ora 20.45

E shtunë 23 Mars

Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 11.00  (STËRVITJA ME DYER TË MBYLLURA)

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 13.30

E diel 24 Mars

Nisja e skuadrës për në Andorra, ORA 08.00

Konferencë për shtyp e trajnerit Panucci së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Andorran, në stadiumin Estadio Nacional ku do të zhvillohet takimi, ORA 18.30

Seanca stërvitore, ORA 19.00 (E HAPUR, 15 minutat e para për median)

E hënë 25 Mars

Ndeshja zyrtare eliminatore për Grupin H, Euro 2020

ANDORRA – SHQIPËRI, ora 20.45


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas