Një gjykatë turke ka anuluar statusin muze të Aya Sophia në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet në një xhami. Është një veprim i diskutueshëm, pasi ndërtesa 1.500 vjeçare Aya Sophia u themelua si një katedrale. Më vonë osmanët e bënë atë një xhami. Më 1934 u bë muze.
Është një sit i Trashëgimisë Botërore të Unesco-s. Unesco më parë i kërkoi Turqisë të mos ndryshojë statusin e saj pa diskutime.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për ndryshimin.
Islamistët në Turqi kanë kërkuar prej kohësh që ajo të shndërrohet në një xhami, por anëtarët e opozitës laike kanë kundërshtuar këtë veprim. Propozimi ka ngjallur kritika nga liderët fetarë dhe politikë në të gjithë botën.
Kreu i Kishës Ortodokse Lindore ka dënuar propozimin, gjithashtu edhe Greqia, shtëpi për shumë miliona ndjekës ortodoksë.//BBC//
Përshtati: Mapo.al