fbpx

Kryesore

Azilantët: Fjalia e Macron prek një dështim spektakolar të Ramës





               Publikuar në : 20:54 - 16/10/19 |
mapo.al

Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi edhe njëherë se vendi i tij nuk ka ndërmend të pranojë nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara se të reformohet i gjithë procesi i pranimit në Bashkimin Europian.


Por në konferencën për shtyp, në krah të kancelares gjermane, Angela Merkel, ai foli për azilantët shqiptarë dhe lëvizjen e lirë.



“Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme. Kemi edhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, tha Macron.


Franca është i vetmi vend që ka njohur shtim të numrit të azilkërkuesve gjatë vitit që lamë pas. Ndërsa në vendin e parë për azilkërkues qëndron Afganistani, në vendin e dytë është Shqipëria.

Kjo ka shkaktuar një debat të fortë politik në vend, që u pasqyrua edhe gjatë seancës parlamentare të para një jave. Sipas kryeministrit francez, Eduard Filip, është paradoksale që një vend si Shqipëria të sjellë kaq shumë azilkërkues.

Gjatë seancës u qartësua se mijëra azilkërkues shkojnë në Francë për të marrë shërbime shëndetësore falas. Shumë shqiptarë emigrojnë drejt këtij vendi pikërisht për shkak të dështimit spektakolar të sistemit shëndetësor në Shqipëri, që si parim duhej të ofrohej falas.

Në Francë kanë marrë shërbimin shëndetësor pa paguar të paktën 335 mijë azilantë. Qeveria premtoi se do e rishikojë këtë procedurë.

Ndërkohë edhe kur nisi vala e parë e emigrimit masiv në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës, gjendja e mjerueshme e shëndetësisë u citua ndër arsyet kryesore të largimit nga vendi.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas