Aktualitet

Babai i Boris Johnson: Djali im është rritur në fshat, do e ndihmojë të mposhtë koronavirusin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:23 - 07/04/20 |
mapo.al

Babai i Boris Johnson, Stanley Johnson, 79 vjec, duke folur për mediat, deklaroi se djali i tij është një luftëtar dhe se ai është rritur në fshat duke besuar se do ta mposhtë koronavirusin.


I ati i Boris Johnson, që është njëkohësisht edhe autor librash e ish-deputet, që po ashtu është vetë-izoluar pasi mësoi se i biri ka Covid-19, tha se dëgjon për shëndetin e djalit vetëm në lajme.


Po dëgjoj vetëm në lajme sesi është gjendja e tij e nuk po informohem nga ndokush. Por ai është optimist, i qëndrueshëm dhe i fortë. Boris mund të mbështesë idetë e tij në faktin se kur ka qenë i vogël është rritur në një fermë, me kushte të vështira”, tha Stanley, raporton Daily Mail.


“Shpresoj që Boris do të ketë kohë të rikuperohet në ‘Checkers’, ku kanë marrë një fermë shumë të mirë prej 2,000 hektarësh. Ai do të jetë në shtëpi atje. Boris nuk është njeri klasik, por vjen nga fshati e kjo do e ndihmojë shumë atë. Ai është një fshatar.”, tha më tej babai i kryeministrit britanik.


Duke folur në shtëpinë e tij 500 hektarësh në Exmoor, Devon, babai i kreut të qeverisë britanike shtoi:

“Një pjesë e karakterit të djalit tim është formuar pikërisht këtu dhe në fshatin lokal të Winsford. Boris u rrit për të qenë i zellshëm në fermën tonë kodrinore, si unë, duke u marrë me delet dhe duke punuar me kafshët. Ne nuk ishin familje që organizonte darka, ne nuk shkonim për gjueti apo peshkim, por ne ishim fermerët Exmoor-i.

Boris iu bënte deleve në kurriz shkronjën L para se të shkonim ne në treg. Ai ka marrë një pjesë të karakterit të kësaj ane, ndaj besoj se është optimist dhe shumë shpresëdhënës.”-tha i ati.


Etiketa:

Pas