Partia Socialiste do të publikojë të martën vendimin që do të merret për deputetin Orlando Rakipi, babai i të cilit, ish-deputeti Aqif Rakipi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.
“Unë u kam thënë se do të kem një komunikim pas mbledhjes së grupit të PS-së’- tha Balla.
Kujtojmë që, Orlando Rakipi deklaroi në Kuvend se babai i tij nuk është i përfshirë në afera korruptive, por akuzat ndaj tij kanë ardhur pas lakimit të emrit nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha.
Ai ka paralajmëruar se vendimi do të apelohet për ta larguar emrin e të atit nga lista e zezë e SHBA-së.