Humor

‘Babai i vitit’: Kjo video po thyen rrjetin, do shkriheni me lot








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:33 - 10/11/18 |
mapo.al

Mund të thuhet pa frikë se kjo është videoja e javës. Kaq shumë ka qarkulluar në internet dhe kaq shumë njerëz i ka bërë të qeshin.


Phil Hatfield nuk rezistoi dot teksa shihet djalin e tij 6-vjeçar që po luante futboll.


I biri i tij Osian shpëton portën nga një goditje, por falë ndihmës së babait.


Por topi përfundoi sërish në rrjet. Trajneri tha se nuk e pa dot golin sepse ishte mekur duke qeshur.


Megjithëse videoja është bërë virale, klubi i djalit nuk i ka punët mirë.


Federata e Futbollit e Uellsit thotë se pavarësisht humorit, ata kanë një kod sjellje për prindërit dhe spektatorët.

Pritet të shihet se cili është vendimi që do merret.


Etiketa: , , , ,

Pas