Aktualitet

Babai u hodh në shinat e trenit me të bijën, 5-vjeçarja mbijeton














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:35 - 22/10/19 |
ro ot

New Yorku u zgjua me një lajm të tmerrshëm ku një burrë u hodh në shinat e trenit mëngjesin e sotëm ku si pasojë gjeti dhe vdekjen.






Ai mbante në krah dhe vajzën e tij 5-vjeçare e cila arriti të mbijetonte, teksa disa persona e kanë ndihmuar atë të dalë nga shinat e trenit.


Disa filmime të kalimtarëve të rastit tregojnë dy persona që e nxjerrin nga platforma dhe disa të tjerë që e qetësojnë pas ngjarjes së ndodhur. CNN raporton se vajza nuk ka pësuar dëmtime serioze ndaj është jashtë rrezikut për jetën.







Dëshmitarët okularë raportojnë për policinë e New York-ut se burri u hodh qëllimisht përpara trenit dhe se nuk ishte aksidentale. Por ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes.




Vajza 5-vjeçare u dërgua tek mamaja e saj, e cila u pyet për shkaqet e mundshme për veprimin e të shoqit. Ajo tregon se nuk është në dijeni të ndonjë problemi që mund ta ketë shtyrë 45-vjeçarin të hidhej.

Lexo edhe :  Bëhuni baballarë para moshës 35 vjeç


1


Etiketa: , , ,

Pas