Prokuroria e Krimeve të Rënda thirri sot për të marrë në pyteje shtetasin Florenc Hoxha, lidhur me hetimet për dosjen “Babale”. Hoxha, ish-drejtor i policisë bashkiake në Tiranë, gjatë drejtimit të bashkisë nga Lulzim Basha,mbërriti në organin e akuzës në orën 09:30 minuta, per te dhene shpjegimet e tij para prokurorëve të dosjes.
Fredi Alizoti, personi i arrestuar pasi deklaroi se ai ka aktruar zërin e Agron Xhafës në audiopergjimin me Albert Veliun, gjatë marrjes në pyetje në prokurori ka përmendur Florenc Hoxhën si personin me të cilin ai bashkëbisedon në videopërgjimin e bërë publik nga deputeti Ervin Salianji…
Pas daljes nga Prokuroria, ai nuk ka dhene asnje koment per mediat