Pas deputetit socialist, Taulant Balla, që i kujton deputetit demokrat, Ervin Salianji organin e akuzës sa herë që ky i fundit nxjerr video, siç ishte edhe ajo e një dite më parë me Fredi Alizotin, ka ardhur edhe reagimi i Salianjit.
“Taulant, unë jo vetëm që nuk iki me vrap, por vij aty ku jeni. Mē thuaj si kryeprokuror që je, kur me solli shkresë prokuroria? Si kryeprokuror që je, me thuaj ku te vij se vij ta jap edhe ty provën që e pa i madh e i vogël!”, shkruan Salianji.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha të mërkurën se Fredi Alizotin nuk e ka takuar kurrë.
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, mbrëmjen e së martës ka publikuar në emisionin “Opinion” një video të fshehtë ku është filmuar Fredi Alizoti i dosjes “Babalja”, i cili rrëfen se është përdorur nga policia dhe se audio-përgjimi për vëllain e ministrit të Brendshëm është i vërtetë.
“Nuk jam takuar me Alizotin, asnjëherë”, tha Balla, në një prononcim për mediat jashtë sallës së gjykatës, ku u zhvillua seanca gjyqësore për padinë e tij për shfije ndaj kryedemokratit Lulzim Basha në rastin e akuzave për lidhje me “Toyota Yaris”, në të cilat u kapën miliona euro në Portin e Durrësit.
Në lidhje me çështjen e njohur si “Babalja”, Balla tha se: “Prokuroria po bën një punë të shkëlqyr për zbardhjen e të gjithë çështjes. Të vazhdojë hetimin deri në fund. Personat që nxjerrin videon nuk duhet t’ia fusin vrapit kur prokuroria shkon të marrë provat, siç bëri Salianji mbrëmjen e djeshme në Tv Klan, ku rrezikoi edhe rojet e televizionit duke u larguar me shpejtësi. Duhet të jemi ne politikanët që marrim provat dhe t’ia japim prokurorisë.”
rama ,geron e fatmir xhafa e balla te takohen me babalja,alizot e rrahman rraja kurr. ata i kan ne prapanic ngjitur.