Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se i vjen keq për faktin se ku është katandisur drejtësia në vend. Për Gjekmarkajn, edhe Rama mund të ketë dorë në këtë histori.
“Tahiri u dënua me shërbim prova dhe është e trishtë që po njësoj kërkohet shërbim prove edhe për Salianjin. Prokurorët dhe gjyqtarët janë kthyer në qesharakë përpara vettingut. Ata janë kthyer në qesharakë edhe sa duket në një duar të shqiptarëve. Mendoj se Rama ka goxha dorë në këtë histori”, tha Gjekmarkaj.