Kryesore

‘Babalja’/ Rama ironizon Bashën në rrjet: Si i bëhet të vërtetës o artist?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:39 - 10/10/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për dosjen ‘Babalja’, e cila ka prodhuar reagime të mëdha mes kampeve politike.






Përmes një postimi në Twitter Rama ironizon Bashen, ndërsa se cilëson atë ‘artist’. Në këtë linjë kreu i qeverisë pohon se të vërtetën nuk e mbulon njeri, madje i ‘qan hallin’ edhe liderit të opozitës.


“Po Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë, edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin, edhe kur i thatë jepi, shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu! Po si i bëhet të vërtetës o Artist, të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot?E di, në hall je🤥”,- shkruan Rama.







Pak më herët kreu i PD publikoi një video në Facebook, në të cilën shprehej se Rama krijoi grup të posaçëm për të mbrojtur familjen kriminale të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Lexo edhe :  Takimi me komandantin e KFOR, Kurti: S’kam informacion për ndërhyrje në veri



“Grupi i posaçëm që ka krijuar Edi Rama për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj, duke falsifikuar prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët”,- tha Basha.



rama

 

1


Etiketa: , , ,

Pas