fbpx

Aktualitet

“Babalja”/Salianji: Kishim të dhëna se Geron Xhafaj trafikonte drogë





               Publikuar në : 14:19 - 02/10/19 |
mapo.al

Ish–deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i akuzuar për kallëzim të rremë në procesin e njohur si “Babalja” dha shpjegimet e tij në Gjykatën e Tiranës. Ai tha se opozita kishte patur informacione të vazhdueshme se Agron Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafik të lëndëve nartkotike, por denoncimin më të fundit e mori nga gazetari Jetmir Olldashi.
Ai deklaroi lidhur me audio-përgjimin e pretenduar mes Albert Veliut, i njohur si “Babalja” dhe Geron Xhafës, se kishte marrë një denoncim nga gazetari Jetmir Olldashi.


“Për Geron Xhafën, mora një denoncim të ri nga gazetari Jetmir Olldashi. Ai më tha se ishte duke bërë një investigim të madh, që kishte lidhje me qeverinë. Meqë unë jam marrë me denoncimin e bandave, ma solli mua. Materialin audio e kam marrë disa muaj para publikimit, ishte në CD, ose USB. Në këtë material ishte vëllai i ish ministrit me Albert Veliun. Edhe tabulatet telefonike e vërtetojnë që unë kam folur me Jetmir Olldashin e më pas me Albert Veliun. Pas publikimit të materialit kam patur kontakte me të dhe familjarët, pasi Veliu më ka thënë se ishte në rrezik për jetën. Sa herë kishte kontakte me persona të ligjit ai më shprehte shqetësim”, tha në dëshminë e tij ish-deputeti demokrat.



Salianji iu përgjigj edhe shumë pyetjeve që iu drejtuan nga avokati Ardian Visha, i cili mbron interesat e Geron Xhafajt në proces.


Avokati insistoi të dinte se përse Albert Veliu ishte person i besueshëm për opozitën. Salianji iu përgjigj se ai kishte bërë burg me vëllain e ish-ministrit. Më tej, ligjvënësi lëshoi akuza ndaj Vishës, duke thënë se ai ka mbrojtur Geron Xhafajn, duke mos lejuar ekstradimin, në kohën kur ishte drejtor i marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ti je i akuzuar që s’ke lejuar esktradimin kur ke qenë drejtor i marrëdhënieve me jashtë në prokurori. Ti je në konflikt interesi dhe je po njësoj llum, i korruptuar dhe pjesë e një sistemi të kalbur dhe vicioz që ndërhyni në gjykata prokurori dhe kudo”, tha ai.

Por avokati i kujtoi se urdhri për mosekstradim ishte firmosur në kohën e demokratëve. Mes tyre pati debat të ashpër, cka u bë shkak edhe për ndërprerjen e seancës. Në dalje të gjykatës salianji tha se përmes denoncimeve të tij u provuan lidhjet e mafias me qeverinë.

“Lidhjet e qeverisë me mafian u provuan dhe pas saj me dokumenta dhe përgjime të prokurorisë u bë një autopsi e gjithë shtetit se si u vendos ne sherbim te nje trafikanti per ta shpetuar, se si policet u vendosën ne sherbim te nje palaçoje se kush e skush ti jepte me shume para se ishte shpetimtari i ministrit. Jam i nderuar që jam i akuzuar pse kam çmontuar një segment të Mafias dhe qe akuzohem nga ky llum qe se kam njohur kurrë”, deklaroi Salianji.

Ish-ligjvënësi demokrat Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi dhe Fredi Alizoti, po përballen me gjykatën e Tiranës me akuzën për kallëzim të rremë lidhur me publikimin e një bisede audio ku pretendohej se fliste vëllai i ish-ministrit me Albert Veliun. Alizoti akuzohet se imitoi zërin e Agron Xhafajt ne materialin audio që u publikua nga Partia Demokratike.

Lidhur me të pandehurin e katërt në kërtë process, që është edhe njeriu kyç, Albert Veliu, prokuroria mbetet në pritje të përgjigje nga Belgjika, nëse do ta ekstradojë atë ose jo drejt Shqipërisë. Nga inforemacionet rezulton se Veliut i është refuzuar kërkesa për azil duke iu hapur në këtë mënyrë rrugë ekstradimit. Për këtë shkak prokuroria tha se i duhet kohë të mësojë më shumë detaje rreth tij, pasi është kërkuar pyetja në cilësinë e të pandehurit.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas