Wednesday, November 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Babë e bijë bashkë jashtë lokalit, pamjet para ekzekutimit të Saliajt (FOTO)

by mapo.al
07/06/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Në foton që shihni është Mexhit Picari bashkë me vajzën e tij, Dhurata Saliaj, pak para vrasjes së Kudret Saliajt. Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ndodhi më 4 qershor në orën 11:50 minuta në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.

Në foton e siguruar shihet se si qëndrojnë para lokalit ku ndodhi ngjarja babë e bijë. Kamera e sigurisë së lokalit tregon se ora shënon 11:17 minuta, ku tregohet se e bija e Mexhit Picarit, ishte bashkëpunëtore në krimin makabër.



Nesër në orën 9:15 Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj do të dalin para gjykatës për masën e sigurisë. Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj 2 ose më shumë personave kjo sepse ka dyshime se babë e bijë bashkëpunuan për të vrarë Kudret Saliajn dhe këtë e mbështet në pamjet e kamerave të sigurisë.

Rezulton se Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë dalë më 4 qershor nga banesa e tyre në Vorë dhe janë nisur për Tiranë. Para ngjarjes babë e bijë kanë vëzhguar Kudret Saliajn. Dy personat kanë konstatuar se Avokati Cama ndodhej në bar kafe.

Viktima Kudret Saliaj ka hyrë në lokalin ku ndodhi krimi dhe është ulur në tavolinën ku ndodhej avokati, pak minuta më pas dhe psikologia Anila Trifoni që është ulur me ta.

Gjatë kësaj kohe Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë këqyrur lëvizjet. Ata kanë hyrë në 11:50 në lokal dhe janë ulur në një tavolinë tjetër. 48 sekonda më vonë Dhurata Saliaj që ishte me shpinë nga viktima, është ngritur dhe i ka afruar babait një çantë dore dhe më pas babai nxjerr armën dhe qëllon ish-dhëndrin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe plagosur avokatin Cama.

Në këto momente Mexhit Picari është larguar dhe ka hedhur armën në Lanë, ndërsa Dhurata Saliaj ka qëndruar dhe disa sekonda dhe më pas është larguar në të njëjtin drejtim me të atin.

Dëshmitë kontradiktore janë një tjetër fakt ku mbështetet prokuroria.

Mexhit Picari në dëshminë e tij ka thënë se ka hyrë rastësisht në lokal dhe kur ka hyrë Kudreti e ka ofenduar dhe duke menduar se ishte i rrezikshëm e ka qëlluar. Ndërsa Dhurata Saliaj ka deklaruar se armën e ka pasur me vete, duke thënë se ka dalë vetëm nga banesa në Vorë dhe ka udhëtuar për në Tiranë.

Por pamjet e kamerave të sigurisë e rrëzojnë këtë version pasi babë e bijë kanë ardhur me të njëjtën makinë në Gjykatë. Sipas prokurorisë, babë e bijë e kanë organizuar vrasjen e Kudret Saliajt.

Ndërkohë djali 16-vjeçar i çiftit ka qenë në një lokal tjetër pranë vendit të ngjarjes. Djali ka thënë për policinë se “babi në momentin që konstatoi se gjyshi me mamin ndodheshin në një lokal më tha të mos ikja aty, por në një tjetër lokal me kushëririn tim’”, ka deklaruar ai.

Një ditë para ngjarjes, Mexhit Picari me avokatin dhe Kudret Saliajn kanë shkuar në banesën e çiftit që Dhurata të merrte sendet e saj, por nuk ia kanë dhënë. Avokati pretendon se ka pasur kërcënime e fyerje.

Tags: Kamerat e sigurisëpamjetiraneVrasja e Kudret Saliajt

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

18/10/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Aksidenti me 4 viktima dje në Kosovë, pamje të rënda nga vendngjarja (FOTO)

Aksidenti me 4 viktima dje në Kosovë, pamje të rënda nga vendngjarja (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In