Prej gati dy ditësh, një nga lajmet që po dominon në portalet e rajonit janë bisedat e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me dy komedianë rusë, të cilët hiqen sikur janë presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe drejtuesi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ajo që bie në sy gjatë këtyre bisedave është se Zaev pranon se ideja e korrigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës ka shkaktuar shqetësim, sidomos tek kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Për më tepër thuhet se kjo ide ka mbështetjen ruse dhe të një tjetër aktori të rëndësishëm në rajon, presidentit turk Erdogan.
Të mërkurën, Zaev përgënjeshtroi veten, duke thënë se nuk ka ndarë askush me të informacione për çështjet e Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, Lapsi.al shkruan se kjo është vetëm një piruetë për të mbrojtur Hashim Thaçin, Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiç, personat që e farkëtuan këtë ide të rrezikshme, pas të cilës qëndron Rusia.
Ndërkohë, mjeshtri Bujar Kapexhiu ia ka dedikuar punimin e radhës kësaj historie, me titull: Babëzi ballkanike.
Ndiqeni më poshtë: