Aktualitet

“’Babëzi kriminale!” / Meta i prerë: Urgjent të rimbursohen ilaçet për covid














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:02 - 26/02/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë.





Teksa ka publikuar një artikull të Reporter.al ku thuhet se shpenzime e kurimit për COVID-19 po sakatojnë mirëqenien e familjeve shqiptare, kreu i shtetit thekson se qeveria duhet urgjentisht që të rimburosojë pa asnjë vonesë të gjitha ilaçet.


Sipas Metës, duhet të garantohet ilaçe falas për të gjithë të infektuarit, ndërsa shtoi se “dokrrat me “shëndetësinë falas” dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund!”.




REAGIMI I METËS


Dëshmitë e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të afërmve të tyre tregojnë se me mijëra familje kanë humbur kursimet apo po hyjnë në borxhe në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme për të përballuar koston e lartë të barnave dhe analizave të shumta.


Qeveria duhet urgjentisht të RIMBURSOJË pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët, të cilët janë kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ILAÇET FALAS të gjithë të infektuarve.

Lexo edhe :  Meta përshendet mesazhin e Kishës Katolike: Kush prek votën, në burg

Dokrrat me “shëndetësinë falas” dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund!

Qytetarët nuk mund të lihen më në mëshirë të fatit përballë një virusi kaq të rrezikshëm, që vetëm dje mori 21 jetë, shifër rekord për numrin ditor të viktimave.

Urgjentisht të bëhet transparent plani i vaksinimit masiv dhe jo “klasor” i popullatës dhe të ndryshohet rrënjësisht strategjia antiCOVID, mbështetur mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda e jashtë vendit.

“Babëzia” në pandemi është edhe më kriminale!

I vetmi prioritet dhe preokupim duhet të jetë: Mbrojta e shëndetit dhe jetës së qytetarëve!

Dëshmitë e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të afërmve të tyre tregojnë se me mijëra familje kanë humbur kursimet…

Posted by Ilir Meta on Friday, 26 February 2021

 

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas