Aktualitet

Babrru/ Parandalohet krimi në familje, policia i gjen automatik burrit në shtëpi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:21 - 16/09/21 |
mapo.al

Një konflikt brenda familjes në Babrru të Kamzës mund të kishte përfunduar me pasoja fatale për jetën.






Policia njofton se u informua për dhunë në një familje ku 39-vjeçari Algert Seda po dhunonte gruan e tij.


Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën armë gjahu dhe 65 fishekë gjuetie.







Po ashtu në banesën tjetër në Sojnik të Gramshit, iu gjetën edhe automatik e 31 fishekë luftarakë.



NJOFTIMI NGA POLICIA
Kamzë
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja për jetën në familje.
Vihet në pranga një 39-vjeçar që posedonte pa leje armë zjarri dhe municion luftarak.



Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një armë gjahu dhe 96 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në Babrru, në një familje, një shtetas po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit Algert Seda.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie. Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Gramsh, gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi në fshatin Sojnik, Gramsh, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 31 fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Algert Seda., 39 vjeç, dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

88


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas