Aktualitet

Bagazhi i veturës plot me refugjatë, shikoni si po transportoheshin drejt Kukësit 12 klandestinët (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:31 - 13/08/20 |
mapo.al

TIRANË – 12 refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme janë ndaluar nga policia e Tiranës pranë “Mbikalimit të Rinasit”.


Ata po udhëtonin në një autoveturë me drejtues R.B., 28, banues në Tiranë. Ai është vënë në pranga me akuzën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.


Emigrantët kishin paguar nga 150 euro secili për kalim kufiri drejt vendeve të BE-së. Fillimisht refugjatët do të udhëtonin nga Tirana për në Kukës dhe më pas në drejtim të Kosovës.


Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.


Operacioni nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë.

Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike, një automjet dhe 1 celular.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R. B., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë tek “Mbikalimi i Rinasit”, duke transportuar në drejtim të Kukësit, 12 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, lënda narkotike dhe 1 celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

LEXO EDHE: 

‘Perimetri’/ Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm me leje drejtimi të falsifikuar, pranga 38-vjeçari


Etiketa: , , ,

Pas