Kronika

Bajrët tregojnë ‘dhëmbët’, mediat holandeze: Kursin e lekut në Shqipëri e vendos droga







               Publikuar në : 23:48 - 11/01/19 |
mapo.al

Të premten, një lajm u raportua nga News24 dhe gazetarja Klodiana Lala.


Sipas saj, një dokument i Prokurorisë së Krimeve të Rënda pranon se zyrtarisht ka pasur tentativa për të dëmtuar provat kundër grupit kriminal Bajri, që u godit para pak kohësh.

Bajrët janë një grup i fuqishëm me ndikim jo vetëm në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Nuk ka detaje se a ka pasur dëmtime provash, pasi prokuroria tregohet e rezervuar. Por mësohet se po verifikohet roli i disa personave, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë.

Zbardhet dokumenti: Provat për anëtarët e grupit ‘Bajri’ u dëmtuan…

E ndërsa akuza në vend po grumbullon informacion kundër të dyshuarve, drejtësia holandeze pritet të vendosë më 17 janar për fatin e Behar Bajrit, nëse do ta ekstradojë pse jo drejt vendit tonë.

Holanda ka qenë bazë e rëndësishme e këtij grupi, ndaj mediat e këtij vendi janë vazhdimisht të interesuara për situatën kriminale në vendin tonë.

Portali holandez, Troe, shkruan se në Shqipëri “kursi i monedhës shqiptare vendoset nga trafiku i drogës”.

Gazetari Thijs Kettenis i referohet zhvlerësimit të shpejtë të euros në vendin tonë.

Profesori i UET, Selami Xhepa thotë se kjo nuk ka ardhur për shkak të ndryshimeve thelbësore ekonomike.

“Investimet e huaja nuk janë rritur ndjeshëm. As emigrantët shqiptarë nuk kanë dërguar më shumë të ardhura në shtëpi. Duhet të jetë një rrjedhje informale parash”, thotë Xhepa.

Kurse gazetari thekson: “Xhepa preferon që të mos djegë gishtat me pyetjen se nga vijnë këto para, por është diçka që dihet se Shqipëria është në zemër të trafikut europian të drogës”.

“Kjo tregti po bëhet gjithmonë e më e mirë, dhe u detyrohemi edhe juve për këtë,” qesh Xhepa, duke iu referuar porteve të Roterdamit dhe Atverpës si një pikë për shpërndarjen e drogës.

Gazetari thotë se baronët e drogës janë sidomos aktivë në fushën e ndërtimit, që po rritet akoma fuqishëm në Shqipëri.

Nga ana tjetër, pasojat e kësaj situate i vuajnë sidomos qytetarët dhe sektori i eksporteve.


Etiketa: , , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas