Kryesore

Bakojanis: Marrëveshja e detit me Shqipërinë u prish nga Turqia








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:06 - 16/09/20 |
mapo.al

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ka deklaruar sot gjatë tryezës me kryeministrin Edi Rama se marrëveshja e Detit e firmosur në vitin 2009 u anulua për shkak të interesave dhe ndërhyrjes së palëve të treta.


Gjatë forumit të organizuar nga “The Ekonomist, Bakojanis ka thënë se anulimi i marrëveshjes së detit të vitit 2009 u bllokua pas ndërhyrjes së Turqisë. Ajo tha se u mërzit shumë kur Gjykata Kushetuese shqiptare vendosi anulimin e marrëveshjes së firmosur mes dy palëve.


“Jam unë ajo që kam nënshkruar këtë marrëveshje, u mërzita shumë kur mora vesh vendimin e gjykatës kushtetuese. Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë që ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë e madhe.


Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje. Unë njihem në Greqi si një nga mbështetësit e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë.


Shpresoj që Presidenti Erdogan do bëj të gjitha përpjekjet e nevojshme që të mos përshkallëzojë tensionet dhe të ndryshojë retorikën. Unë e njoh prej vitesh dhe ai duhet të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme për të bërë politike. Duhet t’i kthehemi tryezës së dialogut.

Ti drejtohemi Gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje. Unë shpresoj që kjo çështje është e qartë dhe i shumicës së vendeve të Mesdheut, shpresoj që fryma mes tre vendeve të mbizotërojë”, ka deklaruar Bakojanis.


Etiketa: , ,

Pas