Gareth Bale është larguar nga skuadra e Real Madrid për një turne parasezonal në Munich. Nga raportimet e BBC, Bale nuk është në gjendjen e duhur mendore për të luajtur pasi presidenti i Realit Florentino Perez e ka ndaluar të transferohet te Joangsu Suning.
Një javë më parë, Zidane tha se 30-veçari ishte pranë largimit, duke shtuar se për të gjitha palët kjo do të ishte zgjidhja e duhur.
Thuhet se Reali ka bllokuar transferimin e Bale për shkak se nuk kërkon ta lejojë të largohet me parametra zero./ts/