Opinioni publik gjerman ka diskutuar shumë për baletin “Arrëthyesi”, i vënë në skenë në teatrin “Kampnagel” në Hamburg.
Balerina me gjoksin jashtë dhe kërcime latine, ky është versioni i francezit David Wampach.
Por kjo nuk është hera e parë që ky teatër avangardë provokon me të tilla shfaqje.
“Hamburgu nuk është vetëm qyteti i muzikalëve, por edhe metropoli i baletit me gjoks jashtë,” thotë Amelie Deuflhard për Bild.
Gazeta liston më pas një seri me pjesët më skandaloze në këtë skenë.
Në një rast publiku duhej të vendoste se si aktorët në skenë duhet të bënin seks me njëri- tjetrin.
Në një rast u shfaqën sekuenca duke bërë seks me një gomar.
Edhe në “Libido Sciendi” u tha se aktorët në skenë bënë seks të vërtetë.
Sa për zhveshjet, ato janë mëse të zakonshme tashmë.