Kryesore

‘Balili’, Rama zihet me komentuesit, Basha: Do ia lehtësojnë akuzat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:59 - 15/01/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e Klement Balilit. Rama këtë herë ka zgjedhur që t’u përgjigjet qytetarëve në rrjetin social Facebook, ku shkruan se Balili është arrestuar dhe nuk është vetëdorëzuar.






Teksa një komentues i shkruan se “Eskobarin e Ballkanit”, nuk e ka kapur policia por u dorëzua, Rama përgjigjet me ironi: “Po pse u dorezua vete apo u merzit jashte dhe tha po shkoj ne burg se s’ka lezet eee??”


REPLIKAT E PLOTA







Qytetari: O Jariiiii nuk e kapet jo, u dorezua vete. Te ishte per kete pemethymin rronte 200 vjet.




Rama: Po pse u dorezua vete apo u merzit jashte dhe tha po shkoj ne burg se s’ka lezet eee???



Qytetari: Po kur luan shum hapa-dollapa edhe nuk te gjejne dot, merzitesh edhe del vet pastaj. Jam 100% i sigurt qe po te ishte siç thotë ‘ministri’ jot, do dilje ti ne konference per shtyp e jo ai. Apo jo?

Rama: Ah, jo! Prape gabim.

Qytetari: Qejf do kisha me fol iher me ty pa doreza, po nuk je aq trim ma do mendja.

Në rrjetet sociale reagoi edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Lexo edhe :  Rama: Mbështetje për bujqësinë, koha e shtetit shpëtimtar ka vdekur me komunizmin

“Rames i djeg e verteta sepse Balili eshte prova e kapitullimit te tij para krimit. I djeg sepse ka ulur koken para te gjitha kushteve te trafikantit te droges. I djeg sepse shqiptaret do ta shohin shpejt lehtesimin nga akuzat per trafik droge. E kemi pare kete film me S. Tahirin,” shkruan Basha.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas