Aktualitet

“PD shtojcë e Ilir Metës”/ Gazment Bardhi-Ballës: Je mësuar të jesh shtojcë e krimit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:56 - 05/03/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshmën i PD-së, Gazment Bardhi, reagon pas deklaratave të Taulant Ballës ndaj presidentit Ilir Meta sot gjatë seancës së Kuvendit.


Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Balla është mësuar që të jetë shtojcë e krimit, përmes të cilit ka vënë pasuri të paligjshme. Bardhi shkruan, se është detyrë mbrojtja e të drejtave themelore dhe mbrojtja e Kushtetutës.


“Taulant Balla është mësuar të jetë shtojcë e krimit, përmes të cilit ka vënë pasuri të paligjshme. Ai as nuk mund ta kuptojë, as nuk mund ta pranojë që ne, qytetarët e lirë të këtij vendi, të bëjmë çdo sakrificë për mbrojtjen e Kushtetutës. Skllavi i krimit, që nisi karrierën politike i sponsorizuar nga trafikantë droge dhe e vazhdon si i tillë, është i dështuar në diversionin e tij banal. Është detyra jonë që, si evropianë të vërtetë, të mos heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave themelore dhe nga mbrojtja e Kushtetutës”, thotë Bardhi.



LEXO EDHE: 

Balla akuzon Metën në Kuvend: Po lobon kundër çeljes së negociatave

Rama shpërthen në akuza: Presidenti, opozita dhe Avokati i Popullit po mbrojnë kriminelët


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas