Aktualitet

Balla akuzon Metën në Kuvend: Po lobon kundër çeljes së negociatave








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:35 - 05/03/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla akuzon presidentin Ilir Meta se po lobon kundër çeljes së negociatave. Nga foltorja e Kuvendit, Balla ka deklaruar se kreu i shtetit në takimin që ka pasur me krerët e diplomacisë së katër vendeve të BE ka mbajtur qëndrim kundër hapjes së negociatave.


“T’ju them të drejtën bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi ndjerë disi të trishtuar nga qasja që presidenti i Republikës një orë e mëpërpara takimit me ne kishte pasur me 4 nga krerët e diplomacisë së 4 vendeve përkatëse. Katër ministra që kishin dalë nga një takim, a thua kishin takuar presidentin e një vendi kundërshtar me Shqipërinë dhe jo presidentin e Shqipërisë. Një president që nga fillimi deri në fund kish hedhur vrerë mbi Shqipërinë.


Unë e kuptoj strategjinë politike të gjithkujt por besoj se mbi të gjithë në qasjen dhe aktivitetin tonë politik duhet të kemi qasje duke shprehur vlerësim e dashuri për vendin tonë. Nuk dua të zgjatem më tej se të nis e të sqaroj këtu se si me lloj lloj letrash drejtues president apo kryeministrave të vendeve anëtare të BE-së, Ilir Meta bashkë me ndonjë faktor tjetër të opozitës, dhe më vjen keq që PD përfundoi në shtojcë të Ilir Metës, ka një përpjekje për të dëmtuar sadopak vlerësimin që dha KE të hënën dhe mezi presim dhe jemi besim plotë që më 26-27 dhe 28 mars ne të marrim një lajm pozitiv”, u shpreh numri dy i PS.





Etiketa: , ,

Pas