Aktualitet

Balla bën avokatin e Lleshajt, PD reagon ashpër: Nuk ka më Polici Shteti








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:02 - 16/09/20 |
mapo.al

Partia Demokratike i kundërvihet deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe i konsideron si dëshmi të inekzistencës së Policisë së Shtetit.


Në një postim në “Facebook”, Endri Hasa  i mëshon mendimit se Policia e Shtetit  konceptohet tanimë si gjymtyrë e fushatës elektorale për llogari të Edi Ramës. Sipas Hasës, Balla foli sot gjatë aktivitetit policor në Elbasan, si efektiv privat i PS-së.


“Pjesëmarrja e Taulant Ballës është edhe një mesazh i dëshpëruar për krimin, duke e shfaqur veten si shpëtimtarin e “çunave problematikë””, shkruan ndër të tjera ish-deputeti i PD-së.


Balla e komentoi atentatin ndaj Preng Gjinit, duke thënë se “sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës.”


Postimi i Endri Hasës në Facebook:

 


Etiketa: , ,

Pas