Ish- kryeministri Sali Berisha kërkoi nga deputetët në Kuvend që të miratohet nisma e deputetëve opozitar për njohjen e gjenocidit në Srebrenicës. E ashpër ka qenë përgjigja që ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Balla u shpreh se gjithmonë Shqipëria do të dënojë gjenocidin e Srebrenicës, por nuk mund të njohë këtë meritë si të Sali Berishës, pasi për socialistët Berisha është i vdekur politikisht dhe nuk duhet të ishte në sallën e Kuvendit.
Balla akuzoi Sali Berishën se ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë gjenocid. Ai theksoi se Berisha ka furnizuar Serbinë me naftë.
“Erdhe si cjapi te Kasapi o Sali sot. Kisha kohë që të prisja për këtë çështje. Gabim si nuk i kemi hapur këto peta byreku me ty. Gjenocidi serb në Serebrenicës është ushqyer me naftën prej teje. Kjo çështje nuk mbyllet sot. Me 25 prill 1995, pra rreth 3 muaj nga dita e kësaj tragjedie NY Times, publikon raportin e Algor ku thuhet se Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnje. Zv.Presidenti Algor. Është ajo gazeta që ti quaje letër higjienike. Shqipëria po thyen embargon.”
“Se thonë pse Amerika u kujtua për Saliun. Që ditët e para që në ’95. Se do flasim për të tjerat. Pas kaq shumë vitesh, kanë vdekur 8 mijë veta dhe t’i ke përgjegjësi direkte, ke furnizuar makinerinë e luftës me naftë. Putinit i mbaroi nafta dhe ukrainasit i vunë përpara. Ndoshta nuk do kishte ndodhur tragjedia nëse nuk do e kishe furnizuar me naftë. Ne e dënojmë gjenocidin por nuk duhet të shkojmë deri në këtë pikë që ta marrësh ti meritën. Ti nuk duhet të jesh në këtë sallë. Ti duhet të mbash përgjegjësi për këtë. Kjo është vepër penale që nuk parashkruhet. Kjo e shkeljes së embargos.”