Aktualitet

Balla: Dekretin e Metës do ta shqyrtojmë, shpresoj të gjejmë argumente





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:04 - 04/03/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha sot se mazhoranca do ta shqyrtojë dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Numri dy i PS tha se shpreson që kreu i shtetit të ketë renditur argumentet e duhura.


“Di që Kuvendi vepron gjithmonë në rrugë insitucionale, sipas rregullave të përcaktuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kushtetutës. Nëse njoftohemi zyrtarisht, pra rregullorja thotë se në senacën më të parë kryetari njofton dektretin dhe ka një procedure 4 javore për shqyrtim, do ta shqyrtojmë. Shpresoj të ketë argumenta dhe jo gjuhë rruge në atë dekret. Dhe më pas në seancë plenarë të shprehemi me votë edhe pse dua të bashkëndaj qëndrimin se jam i bindur se ato ndryshime të kryera nga Kuvendi janë ndryshime që kanë dhe përmbajnë mekanizma të domosdoshëm kur zyra të shtetit uzurpohen nga njerëz që sjellin histori të vjetra të uzurpimi. Unë nuk përgjigjem me emociane por me respekt dhe drejtësi për sa i përket qasjes që kemi kundrejt Kushtetutës. Do ta shqyrtojmë dektretin dhe shpresojmë që aty të gjejmë argumente”,- tha ai.


Dekreti pritet të jetë në seancë në datën 19 mars.


LEXO EDHE: 


Balla i përgjigjet Metës: Kuvendit i vjen anash, nuk e shpërndan dot


Etiketa: , , ,

Pas